Allegri: Më bëni të qesh kur lexoj këto gjërat, të ardhmen e vendos…
Buzëqeshja është e njëjtë si gjithmonë dhe nuk tradhton ndonjë nervozizëm. Massimiliano Allegri arrin 4 minuta më vonë, heq xhaketën e tij dhe sulmon pa pritur pyetjen e parë: “Po ju them se me presidentin do të takohemi javën e ardhshme. Ndaj e imagjinoj se pyetjet morën fund këtu … mund të largohem”. Allegri duket më shumë i intriguar se i mërzitur nga të gjitha thashethemet që qarkullojnë për të ardhmen e tij.
“Më bën të qesh gjithçka që lexoj. Ndonjëherë pyes veten: Nëse nuk do të kisha arritur fitoja disa trofe në këto vite, çfarë do të kishte ndodhur? Megjithatë unë jam mësuar me të gjitha këto gjëra që janë pjesë e lojës.
Me përfundimin e kampionatit do të lëviz disi situata. Uën dhe Agnelli do të takohemi për të folur në 360 gradë, siç ka qenë gjithmonë. Para Ajaxit i thash se do të qëndroja. I kam borxh atij dhe shoqërisë, por nuk mund t’i kënaq të gjithë dhe nuk më pëlqen t’i pëlqej të gjithëve. Futbolli përbëhet nga puna dhe rezultatet.
Nesër është ndeshja me Romën, të mendojmë për këtë dhe të luajmë mirë. Pastaj presim Atalantën në shtëpi dhe tifozët që do të na shohin do të argëtohen. Kemi rikuperuar Alex Sandro, Dybala, Bentancur dhe Emre Can. Paulo kthehet nga lëndimi dhe do të luajë nga fillimi. Pozicioni i Dybala ka qenë gjithmonë i njëjtë, nga fillimi deri në fund. Bentancur, nga ana tjetër, duhet të përmirësojë pozicionimin në fushë, pasimet dhe asistet e tij”, deklaroi Allegri para duelit ndaj Romës.
KOHA JONË SONDAZH

