Allegri: Më vjen keq për Pogba, Bonucci? S’jam i apasionuar pas telenovelave
Juventus në prag të ndeshjes ndaj Lazios, ka një sër çështjesh jashtë fushave. Gjithsesi trajneri Allegri është i qetë dhe i ka kthyer përgjigje Bonuccit, ndërkohë që për Pogba ka deklaruar se “i vjen keq”.
“Bonucci? Mendoj se nuk ka asgjë për të thënë, kemi thënë shumë dhe nuk ka asgjë për të shtuar. I uroj suksese në karrierën brenda dhe jashtë futbollit.
Telenovelat janë në kanalin 5 dhe nuk më pëlqejnë shumë. Leonardos i uroj fat, ai shkoi në një ekip që luan në Champions League, do të jetë gjithashtu i rëndësishëm në një nivel motivues.
Pogba? Ne jemi të përgatitur mirë për çështjet jashtë fushës. Për Pogba më vjen keq për situatën, por nuk kam asgjë tjetër për të shtuar sepse ka një procedim në proces, ka njerëz të përfshirë dhe preferoj të pres përfundimin e procedurës”, deklaroi Allegri.
KOHA JONË SONDAZH

