Allegri në rrezik, shfaqet sërish “hija” e Contes te Juventus

Pas barazimit 1-1 në shtëpi ndaj Nantes, Juventusi vuri në rrezik rrugën e tyre në Europa League. Sipas Gazzetta dello Sport, nëse klubi do të eliminohej para kohe, Allegri do të rrezikonte të qëndronte në stol në fund të sezonit.

Drejtuesit vlerësojnë skuadrën si konkurruese për të luftuar për Europa League deri në fund e emra të tjerë si Barcelona apo Manchester United. Në kampionat Allegri duhet të marrë pikë që mund ti garantojnë pjesëmarrjen në Europë dhe pse do të jetë shumë e vështirë.

Pa këta dy kushte, klubi bardhezi do të mund të shqyrtonte mundësinë që të ulte në pankinë një emër të njohur si Antonio Conte, i cili e ka me shumë dëshirë rikthimin në Itali. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?