Allegri: Problemi i Dybalas, portierët shqiptarë

Një rastësi e bukur për dy portierët shqiptarë të Kombëtares, Etrit Berisha dhe Strakosha, të cilët në dy javët e fundit kanë arritur të ndalin nga pika e 11-metërshit argjentinasin Dybala në minutat shtesë të ndeshjes.

Dhe kjo rastësi nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga Allegri. Trajneri i Juventusit foli pas humbjes në shtëpi nga Lazio mbrëmjen e sotme, duke vlerësuar kundërshtarin si skuadër e mirëorganizuar, ndërsa sa i përket Juventusit ka thënë se ka pasur një rënie të përqendrimit.

Në fundin e deklaratës së tij për mediat, dikush nga gazetarët e pyet Allegrin nëse Dybala ka problem në gjuajtjen e 11-metërshave, transmeton tch. Dhe Allegri tregon që ka qenë i vëmendshëm se në dy penalltitë e fundit të humbura nga argjentinasi, portierët kanë qenë shqiptarë. “Problemi i Dybala janë portierët shqiptarë”, ka thënë me humor Allegri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Futbollisti 23-vjeçar për kampionin italian deri më tani ka pasur 73 paraqitje dhe ka shënuar 40 gola. Ndryshe, Dybala prej vitit 2012 është pjesë e ligës elitare italiane, kur atëbotë luante për Palermon.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?