Allegri: Ronaldo na shton kualitetin, tani besojmë më shumë për Championsin

Massimiliano Allegri ka reaguar sot për herë të parë për afrimin e Cristiano Ronaldos te Juventusi. Trajneri i bardhezinjve vlerësoi afrimin e portugezit, si një hap të madh kualitativ, si për klubin e Juventusit, ashtu edhe për futbollin italian në përgjithësi.

“Blerja e Ronaldos mendoj se është shumë e rëndësishme, një hap cilësor për shoqërinë dhe për të gjithë ambientin. Nuk kam folur asnjëherë me të, por besoj se do takohemi të hënën, kur të bëhet edhe prezantimi zyrtar”, deklaroi trajneri bardhezi.

Allegri tha se tashmë skuadra është më e vetëdijshme për forcën që disponon dhe do të synojë të triumfojë edhe në Europë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sa i përket triumfit në Champions, me blerjen e Ronaldos do të jemi më të vetëdijshëm për forcën tonë në fushë, por kjo nuk përkthehet në sukses të padiskutueshëm. Çdo vit te Juventusi, e përjetoj si një cikël të ri, por këtë herë merr edhe më shumë vlerë, pasi po bëjmë një merkato të denjë për klube të mëdha”, u shpreh Allegri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?