FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Morata ndryshon numrin e fanellës te Chelsea pasi lindën djemtë binjakë

Alvaro Morata është përfolur shumë për një largim të mundshëm gjatë kësaj vere nga Chelsea, por në fakt sulmuesi do të ndryshojë vetëm numrin. Pas ardhjes në jetë të të binjakëve, Alessandro dhe Leonardo, sulmuesi spanjoll ka postuar një rrjetet sociale fanellën e re më numër 29 që do të mbajë veshur gjatë sezonit të ri, teka shpjegon edhe arsyen e këtij vendimi.

“29 korriku është një ditë që s’do ta harroj kurrë. Familja ime është shumë e rëndësishme, prandaj kam vendosur të ndërroj numrin në fanellë, për të ndërruar bashkëshorten time, Alice, dhe dy djemtë e mi. Lashë 9-ën për 29-ën pikërisht për të kujtuar një ditë të veçantë. Më vjen keq për fansat që kanë blerë fanellën me numër 9, por jam i sigurt që do ta mirëkuptojnë zgjedhjen time”, deklaroi sulmuesi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?