Analiza e Sacchit: Juve ekip i madh, por luan futboll italian dhe me pak emocione

Ish-trajneri i Milanit dhe i kombëtares së Italisë, Arrigo Sacchi ka dhënë së fundmi një opinion në lidhje me sezonin aktual të Juventusit dhe ekipeve tjera italiane, ku nuk i ka kursyer elozhet për strategun e Romës.

“Ndoshta në botë ka ndryshuar mënyra e lojës, por në Itali jo. Këtu mungon kultura për të ndryshuar. Disa skuadra luajnë një futboll optimist, ndërkohë që të tjera preferojnë më shumë rrugën e maturisë. Mua më pëlqen që të fitohet më shumë duke dhuruar emocione. Milani? Ende nuk ka një stil. Inter? Nuk ka një stil.

Juventus? Ekip i madh, por luan futbollin tonë, e bën shumë mirë, janë të zotë si skuadër dhe kanë një trajner shumë të aftë. Bëjnë një futboll pak optimist. Napoli ka një stil, që e kishte dhe me Sarrin dhe po e vijon me Ancelottin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Di Francesco është shumë i zoti, por Roma është një qytet i vështirë. Më e lehtë është të fitosh 10 kampionate me Juventusin se një me Romën. Ai i ka dhënë ekipit gjëra e duhura. Di Francesco në vendin e duhur do të fitonte 10 kampionate radhazi nëse kundërshtarët do të ishin Roma dhe Napoli. Historia ndikon shumë dhe të jep epërsi morale. Juventusi ka një histori të madhe”, deklaroi Sacchi. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?