Ançeloti refuzon të marrë drejtimin e Italisë, preferon Çelsin

Karlo Ançeloti nuk do të marrë drejtimin e Italisë, edhe pse në ditët e fundit është përfolur si kandidati kryesor. Ish-trajneri i Milanit, dhe disa ekipeve të njohura evropiane ka refuzuar ofertën e bërë nga Alesandro Kostakurta.

58-vjeçari nuk e ka fshehur asnjëherë se preferon punën e përditshme me një klub, e sipas zërave më të fundit të merkatos, italiani mund të marrë sërish drejtimin e Çelsit, por nuk përjashtohet as mundësia për të marrë “franat” e Arsenalit.

Refuzimi i Ançelotit do të thotë se në “pole position” për të marrë drejtimin e “të kaltërve” kthehet të jetë Roberto Mançini, me këtë të fundit që e shfaqi menjëherë entuziazmin e tij kur u fol për këtë mundësi. Ai është ende nën kontratë me Zenitin, por ajo nuk do të përbëjë asnjë pengesë për italianin, nëse ai e merr telefonatën nga Federata për të marrë drejtimin e 4 herë kampionëve të botës. Trajneri i ri i të kaltërve do të zyrtarizohet para datës 20 maj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?