Anderlehti i fiksuar pas shqiptarëve, kërkon lojtarin që menaxhohet nga Raiola
Transferimi i Kristal Abazajt te klubi belg i Anderlehtit ishte i bujshëm në vendin tonë. Talenti shqiptar në sezonin e ardhshëm do të luajë në ekipin më të mirë belg Tashmë një tjetër shqiptar është gati të bashkohet me këtë ekip dhe bëhet fjalë për mesfushorin Pajtim Kasami, që menaxhohet nga agjenti i njohur italian, Mino Raiola. Futbollisti nga Struga që luan për Zvicrën, po shikohet me kujdes nga klubi belg, që ka dërguar edhe përfaqësuesit e vet në Zvicër për ta parë nga afër 25-vjeçarin
Momentalisht Kasami është pjesë e skuadrës së Sionit, që së fundmi ka marrë edhe një dënim nga UEFA për të mos luajtur dy sezone në Europë për shkak të problemeve me dokumentacionin financiar. Kështu që në verë nuk përjashtohet mundësia të largohet, edhe pse ka një kontratë deri në qershor të vitit 2019.

KOHA JONË SONDAZH

