Andi Lila i shënoi Inter, por ende i papaguar te Parma

Të shënosh ndaj Interit, edhe pse me një skuadër tashmë të falimentuar si Parma, është diçka e mrekullueshme. Mbrojtësi i kombëtares sonë Andi Lila ka merituar jo vetëm një vlerësim të lartë në notat pas ndeshjes Inter-Parma, por e përditshmja italiane “Gazetta Dello Sport” i ka kushtuar futbollistit të Kombëtares sonë një shkrim interesant. Më poshtë është edhe reportazhi i plotë i realizuar nga gazetarët e “Gazetta Dello Sport”. – “Epiteti i tij është “Luftëtari”, që në fakt e gëzon edhe Lorik Cana. Por Lila mund të luajë edhe në mesfushë, edhe në mbrojtje çka e bën edhe atë të marrë një nofkë të tillë. Ka luajtur pak minuta me Parman, pas kalimit tek kjo skuadër në dimër dhe aktualisht duket sikur është golashënuesi i skuadrës: dy gola në katër paraqitje në fushën e lojës me Parmën dhe gjithmonë në transferta. Në fillim, në “Rexhio Emilia” ndaj Sasuolos, më pas në Milano kundër Inter. Andi Lila është një ndër prurjet e janarit për Parmën, por në fakt një afrim në heshtje, për shkak të problemeve të mëdha që kaloi shoqëria në periudhën kur ai u transferua në skuadër.

Andi Lila

Andi Lila është duke ndjekur një nga pasionet e tij dhe këtë jo për pjesën monetare. Fatkeqësisht, që nga afrimi te Parma, nuk ka marrë ende asnjë pagesë. Në Kombëtaren e Xhani De Biazit, Lila ka 52 paraqitje pa shënuar ende asnjë gol, por është gjithmonë prezent në skuadër. Andi, i martuar me Ornelën, është bërë baba kohët e fundit, me një djalë.  Ai vetë thotë se ka shpresuar që një ditë të mund të luante në vendin ku dikur ka dëgjuar të ketë shumë emigrantë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Parma

Swiss Digital Mobile Reklama

Lila është duke mësuar gjuhën italiane, duke parë se anglishtja nuk e ndihmon shumë. Ai është duke marrë ndihmesën më të madhe nga një magazinier i skuadrës që quhet Fatmir Velaj, i cili për të gjithë njihet si Vladi, që është gjithashtu shqiptar dhe po ndihmon Lilën që të integrohet plotësisht në aventurën e re. Vladi e ka ndihmuar atë dhe i ka treguar edhe të gjithë problematikën që ekziston dhe në të cilën Lila është përfshirë tashmë. Triumfi i Lilës, i përshkruar më së miri me dy duar në formën e një shqiponje, simboli i flamurit të Shqipërisë. Profesionist i vërtetë, që kërkon gjithmonë më të mirën duke u stërvitur përpara seancës stërvitore dhe disa minuta pas përfundimit të seancës. Vrapime që i kryen në qendër të parkut “Citadela”, një nga zonat më të shtrenjta të Parmës. I turpshëm dhe shumë i sjellshëm, është njeriu që kërkon të zgjidhë çdo problem. Një shqiptar mysliman, si shumë të tjerë, që frymëzohet nga një shprehje në kuran:  “Pas vështirësive, vjen e bukura”, – përfundon artikulli i të përditshmes italiane për Andi Lilën

 

“Rikthimi” i Jurgen Gjasulës , i harruari i kombëtares

Nëse në fundjavë shënuan Memushaj në Seria B, Lila në Seria A, Gashi e Abrashi në Zvicër dhe Balaj e Cikalleshi në Kroaci, ai që ishte harruar nga De Biasi prej kohësh në kombëtaren tonë, Jurgen Gjasula shkëlqeu në fundjavë në Bundesligën e dytë duke i dhënë barazimin skuadrës së Ahlen 2-2, në përballjen me Karlsruherin. Një ndeshje e shkëlqyer për mesfushorin e Kombëtares kuqezi, pasi ka arritur të shënojë një dopietë në barazimin 2-2. Ahlen dy herë u gjet në disavntazh dhe Gjasula barazoi në dy rastet, duke i dhënë një pikë dhe më tepër shpresë mbijetese ekipit të tij. Një sinjal ndoshta për rikthimin e tij edhe në kombëtare. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?