Anglezët gjejnë fajtorin e eliminimit të “Tre Luanëve” nga Kroacia (VIDEO)
Tifozët anglezë duket se e kanë zbuluar arsyen përse është eliminuar Anglia nga gjysmëfinalja e Botërorit nga Kroacia. Bëhet fjalë për Mick Jagger, i cili ishte i pranishëm në stadium mbrëmjen e djeshme dhe kjo prani e tij vazhdon të konsiderohet si ters për ekipin që ai mbështet.
Ikona e Rolling Stons ka një historik jo shumë pozitiv në lidhje me pranitë e tij në aktivitetet të tilla futbollistike. Në botërorin e vitit 2010 ai mbështeste Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe së bashku me ish-presidentin Bill Klinton ishin në tribunë, kur në atë ndeshje SHBA-ja u mund 2-1 nga Gana dhe u eliminua.
4 vite më pas në botërorin tjetër Jagger zgjodhi të mbështeste organizatorët e botërorit Brazilit në ndeshjen kundër Gjermanisë kur ata u turpëruan 7-1. Duke patur këtë historik, tifozët anglez gjithmonë i druheshin mbështetjes dhe pranisë së tij, deri kur e panë në tribunën e stadiumit të Moskës në ndeshjen e mbrëmjes së djeshme kundër Kroacisë, ku nën mbështetjen e tij 3 luanët u eliminuan nga Botërori.

You can’t always get what you want … but Mick Jagger got World Cup tickets. pic.twitter.com/WfawjHnADh
— Sporting News (@sportingnews) July 11, 2018
KOHA JONË SONDAZH

