
Anis Mehmeti po konfirmohet si një nga legjionarët shqiptarë më në formë në këtë fillim sezoni në Championship. Sulmuesi 24-vjeçar i Bristol City vazhdon të lërë gjurmë me paraqitjet e tij, duke qenë vendimtar edhe në fitoren 3-0 ndaj Sheffield Wednesday.
Mehmeti kontribuoi me një gol dhe një asist, ashtu si në ndeshjen e kaluar kundër Hull City, duke e përsëritur serinë e shkëlqyer. Në total, në pesë ndeshjet e para të këtij sezoni, ai ka realizuar tre gola dhe ka dhuruar dy asiste, duke u kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës angleze.
Forma e tij është një sinjal i qartë pozitiv edhe për kombëtaren shqiptare, që mund të përfitojë nga momenti i shkëlqyer i sulmuesit kuqezi.
