Apeli i Mourinho-s për lojtarët: Kthehuni nga pushimet!

Jose Mourinho duket i dëshpëruar në këtë fazë përgatitore në prag të sezonit të ri. Trajneri i Manchester United ka mbetur i zhgënjyer nga paraqitjet e skuadrës në ndeshjet miqësore të zhvilluara ditëve të fundit dhe kjo e ka shtyrë atë që të bëjë apelin futbollistëve të tij që janë ende me pushime.

Në shënjestrën e trajnerit portugez të “Djajve të Kuq” kanë përfunduar Pogba, Lingard, Lukaku e Fellaini, të cilëve Mourinho u ka kërkuar të mbyllin pushimet para kohe siç kanë bërë Jones dhe Rashford.

“Shpresoj që lojtarët që janë në pushime të merituara të kujdesen për formën e tyre dhe ndonjëri prej tyre të ndjekë shembullin e Rashford e Phil Jones që u bashkuan me skuadrën më herët nga sa e kishin parashikuar për të ndihmuar skuadrën”, tha Mourinho. “Në rast të kundërt do të jemi në telashe në fillimin e sezonit të ri”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tani të shohim nëse futbollistët do t’i përgjigjen këtij apeli të Mourinho-s, skuadra e të cilit, Manchester United ka edhe 2 ndeshje të tjera për të luajtur atë ndaj Realit të Madridit dhe Bayernit të Mynihut. Më pas do të jetë radha e ndeshjeve zyrtare; Manchester United di të nisë sezonin 2018/2019 në Premier League me ndeshjen ndaj Leicester në “Old Trafford” në 10 gusht.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?