Arbitër serb për finalen e Champions-it

Mësohet se kush do të jetë arbitri i finales së madhe të Champions League mes Realit të Madridit dhe Liverpulit, që do të luhet në 26 maj, në Kiev.

Komiteti i Arbitrave të UEFA-s ka zgjedhur serbin, Milorad Mazic si gjyqtarin kryesor të ndeshjes më të rëndësishme të futbollit për klube.

45-vjeçari ka arbitruar 4 ndeshje në Champions këtë sezon, si dhe disa në Europa League. Gjithashtu, ka drejtuar finalen e Kupës së Konfederatave të FIFA-s, vitin e kaluar, mes Kilit dhe Gjermanisë. Mazic do të ndihmohet nga serbët Milovan Ristic dhe Dalibor Djurdjevic. Arbitër i katërt do të jetë francezi Clement Turpin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arbitri i finales së Europa League mes Atletikos së Madridit dhe Marsejës do të jetë holandezi Björn Kuipers.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?