FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Argjentina në zi, portieri goditet për vdekje me thikë

Futbolli sot në Argjentinë ka marrë një lajm të hidhur. Më saktësisht bëhet fjalë për portierin 25-vjeçar Facundo Espindola.

Ish-portieri i River Plate është goditur për vdekje me thikë në një përleshje në rrugë pasi ai dhe disa të tjerë kishin dalë nga një bar.

Dy persona janë arrestuar si të dyshuar në vrasje dhe një prej tyre është lojtari Nahuel Oviedo i cili aktualisht luan për San Telmo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmi ndodhi rreth orës 6:30 në orën lokale kur Espindola dhe një grup duke përfshirë Oviedo, nisën të grindeshin në rrugë. Pas grushtave, një nga sulmuesve nxori një thikë dhe e goditi në fyt portierin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Oviedo është arrestuar pasi në makinë iu gjetën njolla gjaku, ndërsa arma e vrasjes u gjet 15 blloqe nga skena e krimit. Arsyet e sherrit janë ende të panjohura.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?