Argjentinë fiton me penallti dhe sfidon Brazilin në finalen e Kupës së Amerikës (VIDEO)

Argjentinë-Brazil do të jetë finalja e Kupës së Amerikës. Bardhekaltërit fituan ndaj Kolumbisë vetëm pas serisë së 11-metërshave, pasi koha e rregullt përfundoi me rezultatin 1-1.

Lautaro Martinez kaloi në avantazh argjentinasit që në minutën e shtatë, ndërkohë që Kolumbia barazoi në pjesën e dytë, me anë të Luis Diaz në minutën e 61-të.

Nga pika e bardhë gabuan Sanchez, Mina dhe Cardona, duke lejuar Argjentinën që në 11 korrik të luajë për trofeun ndaj rivalëve të përjetshëm, Brazilit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?