FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Armando Sadiku dhe Alban Hoxha, e nisën aty ku “balta, më e ëmbël se mjalta”! (Foto)

Dy lojtarë të kombëtares sonë, Armando Sadiku dhe Alban Hoxha, e kanë nisur karrierën nga fusha e Cërrikut, që këtë fundjavë dhuroi “pamje spektakolare”. Lojtarët e Turbinës së këtij sezoni festuan  në mes të baltës golin ndaj Egnatias së Rrogozhinës. Sulmuesi Armando Sadiku para se të largohej në Zvicër ku luan aktualisht me Zurih, provoi të ishte pjesë e kësaj skuadre, si një talent i nënvlerësuar nga ekipi i tij ku u formua si futbollist, Elbasani. Por portieri i Partizanit, Alban Hoxha, është formuar tek kjo skuadër para se të bashkohej më të kuqtë dhe më pas kombëtares sonë. Hoxha theu rekordin këtë sezon si portieri që e mbajti portën më shumë minuta pa prekur dhe u shpall futbollisti më i mirë i vitit 2014 në Shqipëri. Siç edhe tregon shfaqja e fundit në Cërrik, një talent nuk mund të gjykohet se pse vjen nga balta apo edhe rruga, ndaj edhe pavarësisht fushës së Turbinës, nga ky qytet Shqipëria pret të evidentohet talenti i radhës.  

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?