Armando Sadiku merr një ofertë nga Greqia, ja klubi që po e kërkon
Armando Sadiku mund të transferohet në kampionatin grek. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka pasur një ofertë ditët e fundit nga klubi Aris i Selanikut, aty ku brenda kësaj jave pritet të firmosë edhe mesfushori tjetër kuqezi Migjen Basha.
Sipas mediave greke, Sadiku është kërkuar në formë huazimi nga Levante, madje me këtë operacion po merret i njëjti person që arriti të bindte Panathinaikos pak kohë më parë, por që në fund Sadiku nuk firmosi prej paragjykimit të një fotoje ku ai bënte shqiponjën.
Lojtari i përfaqësues kuqezi me shumë gjasa do të largohet nga Levante në këtë merkato por problemi për Arisin qëndron te fakti se në drejtim të 27-vjeçarit nga Cërriku kanë mbërritur një sërë ofertash dhe në pole-position për momentin për të marrë shërbimet e Sadikut qëndron skuadra e Superligës turke Rizespor.
KOHA JONË SONDAZH

