Armend Dallku, ndeshja e lamtumirës me kombëtaren, “pse jo me Serbinë”

Mbrojtësi Armend Dallku var këpucët e Kombëtares në “gozhdë”. Futbollisti, i cili ka regjistruar 64-paraqitje me fanellën e Shqipërisë, ka shënuar edhe një gol, pret që të përshëndet me Kombëtaren dhe “Tifozët Kuq e Zi”, në një ndeshje të madhe. – “Ende nuk kam biseduar, por së shpejti do të bisedojë me krerët e FSHF-së, në mënyrë që të përshëndetem në një ndeshje të madhe”, shprehet futbollisti i Vorskla Poltavës në Ukrainë. Në pyetjen se a do të kishte dëshirë që të përshëndetet në ndeshjen Shqipëri – Serbi, Dallku deklaroi: "Pse jo, edhe në këtë ndeshje”. Ndryshe, 31-vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur për Kosovën e Vushtrrisë, Prishtinën, Elbasanin dhe Vorskla Poltavën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?