FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arsenali shuan shpresat e Milanit për Gazidis

Kohët e fundit është përfolur se drejtori ekzekutiv i Arsenalit, Ivan Gazidis, do të jetë drejtori i ri ekzekutiv i klubit italian, Milan.

Për t’i mohuar këto spekulime, klubi anglez ka publikuar një deklaratë për shtyp. Përveç kësaj deklarate, edhe trajneri i Arsenalit, Unai Emeri, ka thënë se Gazidisi nuk do të largohet nga topçinjtë.

“Ne jemi në dijeni për spekulimet rreth drejtorit tonë ekzekutiv, Ivan Gazidis. Ne e dimë se ai merr shumë oferta nga organizata brenda dhe jashtë futbollit pasi që është një person shumë i respektuar”, thuhet në deklaratën për shtyp.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ai nuk ka pranuar asnjëherë këto mundësi dhe kurrë nuk ka folur për to publikisht. Ai ka qenë plotësisht i angazhuar për përmirësimin e Arseanlit dhe tani është duke punuar në Singapor me trajnerin tonë Unai Emery gjatë përgatitjeve për sezonin e ri”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Milani tani ka hedhur sytë te Umberto Gandini për pozitën e drejtorit ekzekutiv. Fillimisht ishte raportuar se Gandini dhe Gazidisi do të ndanin detyrën e drejtorit ekzekutiv së bashku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?