FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arsenali turpërohet në FA Cup, eliminohet nga ekipi i Championship (VIDEO)

Arsenali është turpëruar nga skuadra e Notingam Forestit sot në FA Cup. Skuadra e Arsen Venger është mposhtur 4-2, duke u eliminuar nga ky kompeticion.

“Topçinjtë “ e kishin nënvlerësuar kundërshtarin, teksa strategu francez hodhi një fushë një formacion me shumë ndryshime ndaj ekipit që luan në Championship.

Erik Lichaj zhbllokoi ndeshjen në minutën e 20-të, por Mertesaker barazoi rezultatin pas 3 minutave. Gjithsesi Notingami gjeti sërish golin e avantazhit me Lichaj në fundin e pjesës së parë. Vendasit nuk u ndalën me kaq, teksa në pjesën e dytë shënuan një tjetër gol me Brereton në minutën e 64-t nga pika e bardhë. Uellbek rihapi ndeshjen 10 minuta nga fundi, por Notingami fitoi një 11-metërsh me Kieran Douell.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajnerin Venger e presin kritika të shumta pas këtij eliminimi të turpshëm. / Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?