As Inter dhe as Juvja, ja dy ekipet më të mira për momentin në Seria A sipas Sacchit

Pas dy javëve të para, Arrigo Sacchi ka krijuar një ide më të saktë mbi skuadrat që do të luftojnë për titullin kampion në Seria A.

“Kam parë dy skuadra që, për mënyrën si e interpretojnë futbollin, janë më përpara se të tjerat: Lazio e Sarri-t dhe Milan-i i Pioli-t. Lazio po kthehet në një orkestër ku të gjithë lëvizin sipas partiturës dhe duke ndjekur ritmin. Sarri është një strateg i madh, ka bërë vetëm një gabim: ka shkuar tek Juventus, ku kishin ide të ndryshme nga të tijat”, ka thënë ish-trajneri për Gazzetta dello Sport.

Sigurisht ky është një mendim i parë, pasi dhe Interi i ka bërë një start mjaft të mirë me dy fitore, ndërkohë që Juventusi duket se ka shumë punë me Allegrin në ditët në vijim.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?