FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Asani shpëton Partizanin e përgjumur ndaj Kamzës, Luftëtari surprizon Laçin(VIDEO)

Partizani vuan shumë për të marrë 3 pikët e radhës në kampionat ndaj Kamzës. Të kuqtë vuajtën shumë edhe pse kishin përballë një skuadër të përgjysmuar, teksa disa minuta para ndeshjes 8 futbollistë bën me dije se nuk do të zbritnin në fushë për shkak të mos dhënies së rrogave.

Kamza ndërkohë në fushë shfaqi një ekip me të rinj, por shumë agresivë duke ja vështirësuar shumë ndeshjen Partizanit, që triumfoi vetëm 1-0. Goli i vetëm i ndeshjes do të shënohej në pjesën e dytë nga Jasir Asani në minutën e 56-të, me një goditje brenda zonës.

Luftëtari mori një fitore surprizuese ndaj Lacit në transfertë. Edhe pse me një ekip me shumë probleme, gjirokastritët gjetën rrugën e rrjrtës që në minutën e 2-të me Koconis. Në fund e pjesës së parë, Aleksi realizo edhe golin e dytë, që i dhuroi fitoren e 6-të në këtë sezon, duke dal përkohësisht nga zona e ftohte. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?