Asllani shpallet “lojtari i ndeshjes” në fitoren e Interit ndaj Parmës

Kristjan Asllani u shpall “Lojtari i Ndeshjes” për Interin mbrëmjen e djeshme në suksesin 2-1 pas kohës shtesë në Kupën e Italisë ndaj Parmës.

Lojtari shqiptar shkëlqeu në mesfushën e zikaltërve, duke mbajtur gjithmonë lojën nën kontroll, teksa aksionet e dy golave të triumfit të skuadrës nisën pikërisht nga këmbët e tij.

Shifrat e Asllanit përballë Parmës ishin mbresëlënëse. Talenti kuqezi e preku topin 141 herë, duke dhënë 96 për qind të pasimeve të sakta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai fitoi 4 nga 5 duelet ku u përfshi në mesfushë, teksa ishte vendimtar në suksesin e Interit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?