Asllani: Të lumtur për kualifikimin, u dhashë një dorë shokëve

Kristjan Asllani u bë protagonist mbrëmjen e djeshme në kualifikimin e Interit pas kohës shtesë ndaj parmës. Mesfushori 20-vjeçar luajti plot 120 minuta në përballjen kundër Parmës, ndërkohë që pas sfidës u shpreh mëse i kënaqur.

“Jemi të lumtur për kualifikimin në fazën tjetër. Jam i kënaqur që u dhashë një dorë shokëve të mi të ekipit. Gjithmonë jam përpjekur të jap më të mirën time për klubin ku luaj.

Ne erdhëm nga një pjesë e parë e nënshtruar, por gjithmonë e zotëruam topin. Parma u mbrojt mirë, fati ynë ishte që gjetëm golin në fund. Pas golit të pësuar ata ulën ritmin dhe gjeta më shumë hapësirë në lojë”, përfundoi Kristjan Asllani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?