Asnjë dëmtim serioz për Amir Abrashin

Lajme të mira për Amir Abrashin nga Frieburgu. Rezonanca magnetike, të cilës i është nënshtruar mesfushori shqiptar pas dëmtimit që pësoi në kaviljen e djathtë në miqësoren me Vaduzin ka treguar se nuk bëhet fjalë për diçka serioze, madje javën e ardhshme 26-vjeçari do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje.

Ndërhyrja e futbollistit të Vaduzit ishte e frikshme, madje u mendua edhe me e keqja, që lojtari shqiptar të mungonte për disa muaj, por fatmirësisht shkalla e dëmtimit nuk rezultoi e rëndë.

Freiburgu vijon fazën përgatitore në Spanjë, për të qenë gati për pjesën e dytë të sezonit. Impenjimi i parë në Bundesligë për skuadrën e Abrashit do  të jetë sfida e shtëpisë me Bayernin e Mynihut, në kuadër të javës së 17-të. Gjatë këtij sezoni mesfushori i kombëtares shqiptare është aktivizuar në 11 ndeshje të Bundesligës dhe ka shënuar një gol, në fitoren 1-3 me Ëerder Bremenin. Për shkak të një dëmtimi në kokë Abrashi ka munguar në disa takime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rezultatet e rezonancës magnetike kanë ngrohur edhe ambientin kuqezi, pasi ky lojtar mbetet shumë i rëndësishëm për kombëtaren që më 24 mars do të luajë në Palermo eliminatoren me Italinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?