Atalanta është e pamëshirshme, ia bën 8-2 Salernitanës (VIDEO)
Atalanta është treguar e pamëshirshme ndaj Salernitanës në ndeshjen e kësaj të diele në Serie A, duke fituar thellë 8-2.
Skuadra e Gasperinit e zgjidhi ndeshjen që në pjesën e parë duke shënuar 5 gola. Në të dytën skuadra zikaltër realizoi dhe tre gola të tjerë duke kompletuar një mbrëmje perfekte.
Berat Gjimshiti edhe në këtë ndeshje e ndoqi nga stoli, duke konfirmuar momentin negativ që po kalon pas dëmtimit. Me këtë fitore të thellë, Atalanta shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e gjashtë në renditje.
KOHA JONË SONDAZH

