Atalanta i rrëmben vendin e tretë Interit, Gjimshiti shkëlqen me asist (VIDEO)

Atalanta nuk ka ndërmend të ndalet këtë sezon në Seria A. Ekipi i Gasperinit ka fituar pa vështirësi 2-0 ndaj Genoas, duke siguruar suksesin e katërt radhazi.

Bergamaskët shënuan fillimisht me Pasalic dhe më pas Zapata, por në të dy rastet goli u anulua për pozicion jashtë loje të sulmuesit kolumbian. Në fillimin e pjesës së dytë, vendasit do të arrinin që të zhbllokonin rezultatin me Musa Barrow. Sulmuesi mori një pasim të bukur nga një distancë e largët dhe me një goditje me të djathin mposhti portierin Radu.

Atalanta mori zemër nga goli, teksa 6 minuta më pas do të shënonte edhe golin e sigurisë. Mbrojtësi i kombëtares sonë, Gjimshiti dha një pasim të artë për Timothy Castagne, i cili e pati të thjeshtë për ta shoqëruar “sferën” në rrjetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një minutë nga fundi i kohës së rregullt, Genoa hapi ndeshjen me Sanabrian, por ky gol do të shërbente sa për statistika. Me këtë fitore Atalanta i rrëmben vendin e tretë Interit, në kuotën e 65 pikëve. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?