Atdhe Nuhiu e nis me gol dhe karton të kuq sezonin e ri në Championship (VIDEO)
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu e ka nisur me gol sezonin e ri në Championship, me skuadrën e tij Sheffield Wednesday, por në fund është ndëshkuar edhe me kartonë të kuq. Bomberi me origjinë shqiptar po tregon vlerat e tij në kategorinë e dytë të futbollit anglez.
Ai shënoi golin e parë në minutën e 20-të të ndeshjes, në transfertën ndaj Wigan Athletic. Ky gol nuk i ka mjaftuar skuadrës së tij pasi në fund janë mposhtur me rezultatin 3-2.
Nuhiu ishte edhe personazh negative, pasi në minutën e 90-të, mori kartonin e dytë të verdhë në këtë ndeshje duke lënë skuadrën e tij në fund me një lojtar më pak.