Atletico ndalet ndaj Almerias, tani rrezikon vendin në zonën Champions (VIDEO)

Atletico Madrid vijon momentin e vështirë në kampionat, duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Almerias.

Angel Correa kaloi skuadrën kryeqytetase në avantazh në minutën e 18-të pas asist të Kondogbias. Avantazhi nuk zgjati shumë, pasi vendasit barazuan 19 minuta më vonë falë një goli të bukur me kokë të 21-vjeçarit El Bilal Toure.

“Colchoneros” e mbyllën ndeshjen me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Sergio Reguilon, me dy karton të verdhë. Ky barazim mban Atleticon në vendin e katërt me 28 pikë, pozicion që mund ta humbasë nëse Betis merr pikë përballë Osasunës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?