Atletiko Madrid gjen pasuesin e Grizman, vjen nga PSG-ja

Antoni Grizman pritet që të largohet nga Atletiko Madrid në fund të këtij sezoni. Kubi spanjolli ka nisur të mendojë për pasuesin e mundshëm të francezit.

Sipas mediave iberike, Anxhel Di Maria i është ofruar ekipit të Simeones, me këtë të fundit që ka një admirim të veçantë për argjentinasin e PSG. 30-vjeçari ka një kontratë deri në 2019 me kampionët e Francës dhe nuk ka ndërmend të qëndrojë, pasi dëshiron të jetë protagonist diku tjetër.

Vetë Di Maria ka pohuar se klubi do të shesë disa lojtarë për të qenë në rregull me parametrat e “Fair Play Financiar”, ndaj dhe ky operacion mund konkretizohet në verë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?