Autobusi i Juventusit përplaset me makinën e policisë para ndeshjes

Sezoni i ri i Serie A për Juventus nisi me një incident të vogël para ndeshjes. Skuadra nga Torino ka pësuar një aksident rrugës për në “Dacia Arena”, ku skuadra e trajnerit Masimiliano Alegrit po luan me Udinezen.

Autobusi bardhezi ka goditur nga pas një nga makinat e policisë që po shoqëronte ekipin për në stadium.

Për fat të mirë askush nuk u lëndua, teksa lojtarët e Juves mbërritën në stadium të ndarë në dy autobusë zëvendësues, ndërkoha që ndeshja nisi normalisht dhe ku Juventusi udhëheq 2-0.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?