Avioni i Gjermanisë bën ulje të detyruar në Edinburg, lojtarët përjetojnë tmerr

Gjermania mori një fitore të thjeshtë 0-4 në transfertën ndaj Islandës, , por futbollistët janë përballur me një situatë frike në orët e para të së enjtes teksa do të ktheheshin në Gjermani.

Aeroplani me skuadrën gjermane në bord është përballur me vështirësi gjatë fluturimit kur ishte gati në 9 mijë metra lartësi dhe u detyrua të bëjë një ulje emergjente në Edinburg të Skocisë.

Piloti njoftoi për ulje emergjente dhe u deshën rreth 20 minuta që avioni të prekte pistën në aeroportin e Edinburgut në mënyrë të sigurt. Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar, teksa skuadra pritet të rikthehet me një avion tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?