FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bajern-Real, zbulohen formacionet zyrtare të gjysmëfinales së parë

Pas pak minutash në “Allianz Stadium” do të luhet gjysmëfinalja e parë e Champions League mes Bayernit të Mynihut dhe Realit të Madridit.  Sezonin e kaluar “Los Blancos” fituan përballë bavarezëve me rezultatin e përgjithshëm 6-3 në çerekfinale, por sfida e dytë u shoqërua me polemika të shumta për shkak të arbitrit.

Kjo do të jetë hera e 25-të në historinë e dy klubeve që ndeshen mes tyre, ndërsa në gjysmëfinale janë sfiduar 7 herë. Kampionët e Gjermanisë janë eliminuar nga skuadrat spanjolle në katër edicione radhazi të Champions League-s, teksa përballë Realit janë eliminuar 5 herë në total.

Takimi i parë do të zhvillohet në Bavari, aty ku këtë sezon Bajerni regjistron 18 fitore 3 barazime dhe asnjë humbje dhe në 12 ndeshje e ka ruajtur portën të paprekur. Skuadra gjermane ka dy mungesa të mëdha në këtë ndeshje për arsye dëmtimi: Rafinja dhe Vidal. Vendin e tyre e zë Rafinja, dhe James Rodriguez do t’i zëvendësojnë. Ndërkohë qën krahun tjetër Zidane aktivizon formacionin e tij më të mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?