FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bajerni bën gati 100 milionë euro për Paulo Dibalën

Bajerni i Mynihut po mendon për të formuar skuadrën për sezonin e ardhshëm. Në merkato e janarit, bavarezët transferuan Sandro Vagner, ndërkohë që në verë kanë firmosur që në janar me yllin e Shalkes, Leon Goretzka. Një ndër pikëpyetjet më të mëdha është Robert Levandosvski, i cili ende nuk ka vendosur për të ardhmen.

Ekipi bavarez, i cili do të drejtohet nga Niko Kovaç në sezonin 2018-2019, është i interesuar për të transferuar Paulo Dibalën. Sipas gazetës gjermane “Bild”, Bajerni është gati për të derdhur 100 milionë euro në arkën e “Zonjës së Vjetër”, duke tentuar që të përfitojë nga fërkimet që sulmuesi argjentinas ka pasur këtë sezon me Allegrin.

Qëllimi është që ky transferim të bëhet nëse do të largohet Levandovski, pasi do të riinvestojnë në një lojtar të nivelit të lart që u lejon që të mbeten mes ekipeve më të mira në Europë. Nëse largohet polaku, Vagner do të mbetet sulmuesi kryesor, ndërkohë që argjentinasi do ta mbështesë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?