FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bajerni fiton me përmbysje ndaj Këlnit, Dortmundi pëson tjetër humbje (VIDEO)

Gola të shumtë dhe surpriza në javën e 33-të në Bundesligë. Bajerni i Mynihut ka fituar me përmbysje në transfertë 3-1 ndaj Këlnit. Vendasit e mbyllën në avantazh pjesën e parë, pasi Zyle dërgoi topin në rrjetën e portës së tij. Në fraksionin e dytë bavarzët përmbysin gjithçka brenda 2 minutash. Rodriguez në minutën e 59-të dhe Levandovski në minutën e 61-të kaluan Bajernin në avantazh. 12 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Korentin Toliso shënoi golin që vulosi suksesin e ekipit të Jup Hejkens, që ngjitet në kuotën e 84 pikëve.

Dortmundi dhe Hofenhejm janë mundur në sfidat e radhës. Verdhezinjtë u mposhtën nga Mainz 1-2, ndërkohë që Hofenhejm u mund nga Shtutgardi 2-0. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?