FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bajerni fitore tenistike në gjysmëfinalen e Kupës ndaj Leverkusenit, Myler tripletë (VIDEO)

Bajerni i Mynihut është një makineri golash në Gjermani. Skuadra e Jup Hejkens ka shkatërruar 6-2 në gjysmëfinale Leverkusenin. Ndeshja nisi me një ritëm të çmendur, teksa Javi Martinez dhe Levandovski kaluan në avantazh të dyfishtë blaugranët brenda 9 minutash. Bender ndezi shpresat e Leverkusenit me një gol në minutën e 16-të. Gjithsesi në pjesën e dytë bavarezët janë të pandalshëm.

Tomas Myler do të shënonte tre gola, Alkantara do të realizonte golin tjetër, ndërkohë që te vendasit golin tjetër e shënoi Beijli me një goditje fantastike nga goditja e lirë. Bavarezët do të përballlen në finale me fituesin e çiftit Shalke-Frankfurt. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?