Bajerni i pamëshirshëm, fitore me përmbysje ndaj Gladbah (VIDEO)
Bajerni i Mynihut nuk ndalet edhe pse siguroi titullin kampion javën e kaluar. Skuadra bavareze mposhti 5-1 Borusia Mynshegladbah me përmbysje. Ndeshja nisi në “malore” për ekipin e Jup Hejkens që e pa veten në disavantazh që në minutën e 9-të, pasi Dërmiç me një të majtë të hidhur mposhti portierin Ulrih. Reagimi i Bajernit vjen në fundin e pjesës së parë me dy gola të Vagner, teksa në të dyja rastet Tomas Myler dhuroi asist.
I pari erdhi me portën e boshatisur, ndërkohë që në të dytën, ai tregoi vlerat e tij me një goditje me kokë. Në pjesën e dytë kampionët e Gjermanisë gjetën edhe dy herë rrugën e rrjetës. Alkantara shënoi në minutën e 51-të, ndërkohë që David Alaba dhe në fund Robert Levandovski vulosën shifrat 5-1, në një kampionat që po dominohet totalisht nga bavarezët.
KOHA JONË SONDAZH

