Bajerni i pamëshirshëm, shkatërron edhe Hanoverin (VIDEO)
Bajerni i Mynihut nuk ndalet në Bundesligë. Skuadra e Jup Hejkens ka fituar në shifrat 3-0 ndaj Hanover. Trajneri gjerman kishte bërë disa ndryshime në formacionin e tij duke parë që luan në gjysmëfinalen e Champions League të mërkurën ndaj Realit.
Pas një pjese të parë të qetë, Bajern gjen avantazhin në minutën e 57-të të pjesës së dytë me Tomas Myler. Pas këtij goli, kampionët e Gjermanisë, në minutën e 73-të, shënuan dhe golin e dytë me Robert Levandovskin.
Në fund të ndeshjes, ishte Rudi që shënoi edhe një gol të tretë për Bajernin, që tashmë po mendon për ndeshjen e radhës në Champions League ndaj Realit. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

