Bajerni i “rezervave” poker ndaj Frankfurtit, debuton dhe super talenti shqiptar (VIDEO)
Bajerni i Mynihut di të fitojë edhe me skuadrën rezervë. Skuadra bavareze ka fituar 4-1 në “Allianz Arena” ndaj Eintratit të Frankfurit. Në pjesën e parë ekipi i Hejkens gjeti vetëm njëherë rrugën e rrjetës, me portierin Dorsh, i cili devijoi një goditje të Vagner në rrjetën e portës së tij. Në fundin e ndeshjes ishte sërish sulmuesi bavarez, i cili këtë herë nuk u ndihmua nga askush, ndërkohë që pas dy minutash, Haller shënoi dhe golin e parë për miqtë.
Gjithsesi në fundin e takimit Rafinja dhe Zyle shënuan dy golat që vulosën suksesin e 26-të në këtë sezon në 32 javë në total. Interesant është fakti se ditën e sotme Bajerni aktivizoi 8 lojtarë të tjerë nga ndeshja e fundit. Shansin për të debutuar në Bundesligë e pati edhe talenti shqiptar, Meritan Shabani. 19-vjeçari i talentuar luajti 56-të minuta mjaft të mira, dhe më pas u zëvendësua nga Tiago Alkantara. /Koha Jonë/
Starkes Debüt, Meritan! Servus, @Thiago6. ? #Jupp mit dem zweiten Wechsel. ? #FCBSGE 1:0 (56′) pic.twitter.com/GW4htoFmzW
— FC Bayern München (@FCBayern) April 28, 2018
KOHA JONË SONDAZH

