Bajerni merr lajm tronditës, Vidal operohet dhe mbyll sezonin
Telashe në shtëpinë e Bajernit të Mynihut, teksa sezoni për Arturo Vidal është i mbyllur. Mesfushori kilian do të mungojë në dy ndeshjet gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit. Ish-futbollisti i Juventusit është operuar në gju pas një dëmtimi në gju, që kërkoi edhe një ndërhyrje të domosdoshme kirurgjikale.
Mjekët i kanë hequr një pjesëz të gjurit për të eliminuar çdo shqetësim apo dhimbje në të ardhmen. Klubi gjerman ka dalë dhe me një komunikatë për shtyp.
“Vidal i është nënshkruar dje një ndërhyrje kirurgjikale, dhe do të mbetet jashtë ekipit për pjesën e mbetur të sezonit”, shkruan klubi gjerman. Në këtë mënyrë trajneri Jup Hejkens nuk do të ketë në fundin e sezoni një nga mesfushorët më të fortë në botë. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

