Bajerni merr një tjetër lajm tronditës, Boateng mbyll sezonin dhe rrezikon Botërorin

Bajerni vijon të marrë lajme të keqija nga infermieria në këtë fund sezoni. Dëmtimi i mbrojtësit Zherome Boateng është më i rëndë se sa ishte menduar në fillim. Sipas Sportbild, mbrojtësi e ka mbyllur sezonin, ndërkohë që tashmë rrezikon edhe pjesëmarrjen në Kupën e Botës.

Kur kanë mbetur pak javë nga starti i Botërorit, teknikut të “Pancerave” do t’i duhet të mendojë për një tjetër alternativë në repartin e prapavijës, pasi Boateng pritet të mungojë për një periudhë nga 4 deri në 6 javë, madje afati i riaftësimit ndoshta mund të zgjasë më tepër.

Qendërmbrojtësi i Bajernit është i dëmtuari i radhës që i prish jo pak punë formacionit të Gjermanisë, ndërkohë që edhe Nojer rrezikon që të mos rikuperohet në kohë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?