FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bajerni në ankth, Arturo Vidal dëmtohet keq në stërvitje

Alarm te Bayerni i Mynihut për gjendjen fizike të Arturo Vidal. Gjatë stërvitjes së kësaj të diele, mesfushori kilian ka pësuar një dëmtim në gjurin e djathtë gjatë ndeshjes së kontrollit mes titullarëve dhe ekipit rezervë.

Vidalit iu desh të mbështetej te Riberi dhe Toni Tapalovic, trajner i portierëve, për t’u ngjitur në një makinë golfi, duke braktisur fushën.

Mediat gjermane shkruajnë se bëhet fjalë për të njëjtin dëmtim që e detyroi të braktiste fushën në ndeshjen e 3 prillit me Sevijan në Champions. Priten edhe kontrolle të tjera mjekësore për të parë dhe kohën e rikuperimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?