Bajrami: Ëndërr e kthyer në realitet, jap shpirtin për Kombëtaren!

Nedim Bajrami e quan një ëndërr të kthyer në realitet fitoren e arritur nga Federata Shqiptare e Futbollit në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës, që i jep mundësi futbollistit të Empolit të veshë fanellën kuqezi.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, 22-vjeçari i lindur në Tetovë, është shprehur do të japë gjithçka për Kombëtaren Shqiptare.

Mesazhi i Bajramit:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më në fund, ëndrra ime, ëndrra e familjes time, ëndrra e gjyshërve të mi u bë realitet. Unë do të përfaqësoj fanellën kuqezi dhe Kombin shqiptar!

Swiss Digital Mobile Reklama

Jam shumë i gëzuar dhe dua të falënderoj pafundësisht nga thellësia e zemrës me mijëra tifozë kuqezinj kudo nëpër botë që më kanë shkruar dhe telefonuar.

Një falënderim i veçantë shkon për @fshforg që ia doli në këtë betejë të ndërlikuar. Nga sot, përbetohem që do të jap shpirtin dhe zemrën në fushë për atë fanellë, që është krenaria e të gjithë shqiptarëve!

Shihemi së shpejt!”.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?