FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Balaj nuk i ndahet golit në miqësore, bëhet gati për Panuccin (VIDEO)

Bekim Balaj e ka nisur mjaft mirë vitin 2019. Sulmuesi shkodran ka qenë titullar në miqësoret e luajtura këtë vit nga Akhmat në Turqi, në prag të pjesës së dytë të sezonit, duke nisur të shënojë rregullisht.

Më 1 shkurt Balaj shënoi ndaj boshnjakëve të Borac, ndërkohë që në të njëjtën ditë gjeti golin edhe në miqësoren e luajtur pasdite, ndaj Ludogorets.

Sot Akhmat u mund 2-1 nga koreano-jugorët e Suwon Bluewings dhe Balaj shkurtoi distancën e golave në minutën e 68-të me një goditje me kokë. Sulmuesi i njohur shpreson që të bëjë pjesë në planet e Panuccit për muajin mars, edhe pse nuk do të jetë e thjeshtë, pasi ende nuk ka nisur sezoni i rregullt për të.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?