FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bale dëmtohet sërish, në Spanjë kritikojnë “kristalin” uellsian

Me Cristiano Ronaldon në ekip, të gjithë cilësonin fajtorë portugezin si shkaktarin që e ka lënë në hije. Por në sezonin e parë pas largimit të Cr7, uellsiani nuk ka mundur që të jetë “lideri” i skuadrës.

29-vjeçari që shpesh ka ekzaltuar shkallët e stadiumit me performancat e tij, është sërish në radhët e të dëmtuarve dhe rikthimi i tij te “galaktikët” projektohet të ndodhë jo më parë se 19 janari, datë në të cilën Reali do të përballet me Sevillan.

Dëmtimi në pulpë i të enjten ndaj Villarealit bëri që Bale të linte fushën në mes të takimit që u mbyll në barazimin 2-2, duke zbehur kështu shpresat e madrilenëve për të arritur liderët e Barcelonës në La Liga. E përditshmja spanjolle “AS”, por jo vetëm, kanë gjetur një pseudonim të ri për ish-“yllin” e Tottenhamit, duke e pagëzuar atë pa mëshirë si njeriu i kristaltë dhe njëherazi duke numëruar të gjitha dëmtimet e tij që nga mbërritja në “Bernabeu”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky në të vërtetë përkon të jetë dëmtimi i 22-të për Gareth Bale që nga kalimi i tij për shifrën e 88 milionë paundëve në vitin 2013 te Reali. Jo vetëm kaq, por, fatkeqësisht, kjo është hera e 8-të që ai pëson dëmtim në të njëjtin vend, pra në pulpën e këmbës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bale numëron 23 ndeshje këtë sezon me Realin, me kontribut direkt në 14 gola në të gjitha kompeticionet, 10 prej të cilave mbajnë firmën e tij.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?