Ballkani fillon sot rrugëtimin e dytë historik në Conference League
Ballkani fillon sonte aventurën e dytë radhazi në grupet e Conference League. Skuadra ka krijuar eksperiencë dhe shpreson e beson se këtë sezon do të bëjë edhe më mirë se vjet.
Kur Ballkani u shndërrua në skuadrën e parë të futbollit të Kosovës që mbërrin në grupet e një turneu europian. Viktoria Plzen (Çeki) është pengesa e parë në grupin C, ku bëjnë pjesë Dinamo Zagreb (Kroaci) dhe Astana (Kazakistan).
Ballkani luan sonte (21:00) në Çeki me Plzen, në stadiumin “Doosan Arena”. Sfidë ku trajneri Ilir Daja nuk ka të gatshëm Lindon Emërllahun dhe Edi Maksutajn. Kjo ndeshje do të gjykohet nga Damian Sylwestrzak, arbitri 31-vjeçar nga Polonia.
KOHA JONË SONDAZH

