FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barazimi ndaj Teutës i kushton shumë, Kukësi shkarkon Duron

Shpëtim Duro nuk është më trajneri Kukësit. Pas barazimit të kësaj të shtune kundër Teutës, që e la skuadrën veriore në vend të dytë në renditje, 4 pikë larg Tiranës, drejtuesit kanë vendosur të mos e falin trajnerin.

“Klubi ka vendosur të shkarkojë teknikun për shkak të mungesës së rezultateve. Fillimi jo i mirë i fazës së tretë dhe sidomos ndeshjet ndaj Bylisit, Tiranës dhe së fundmi ndaj Teutës, ka bërë që Duro të shkarkohet. Klubi falënderon Duron për gjithçka ka bërë te Kukësi dhe i uron suksese në të ardhmen!”, thuhet në një njoftim të shkurtër të publikuar në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?