Barcelona – 4 nga Reali, “e papranueshme!” Braida në Torino për Pogba

Barcelona humbi 1-0 me Malaga në ndeshjen e fundit të kampionatit spanjoll dhe u shkëput katër pikë nga Reali i Madridit, që fitoi 0-2 në Elche. Kjo humbje i komplikon shanset e katalanasve për titullin kampion, si dhe u dha një goditje të fortë ambicjeve për të fituar Champions League, në prag të përballjes me Manchester Citu, për një vend në çerekfinale të këtij edicioni. Kësisoj, e teksa Barçka ka udhëtuar drejt Manchesterit për përballjen e së martës në mbrëmje, drejtori sportiv i skuadrës katalanase, Arieda Braida, po mendon të përgatis që tani transferimin e radhës dhe të bujshëm të Barcelonës, deri në momentin kur kësaj skuadre t’i lejohet transferimi i lojtarëve.   Braida, sipas medieve spanjolle, nesër do të udhëtojë për në Torino ku do të takohet me zyrtarët e lartë të Juventus. Blerja e Paul Pogba do të jetë temë diskutimi mes Braidas dhe drejtuesve juventinë. Braida e sheh Pogba si lojtarin më të rëndësishëm për Barcelonën e sezonit tjetër, dhe se është gati të përmbushë dëshirat e arkës së bardhezinjve, për afrimin e tij tek katalonasit.  Braida do të kërkojë nga drejtuesit e Juventus që të jenë skuadra e parë që do të njoftohet, kur ata do ta vendosin lojtarin në tregun e transferimeve. Barcelona është gati të derdhë që tani një pjesë të parave që kërkohen nga Juve për Pogba, i cili vlerësohet në rreth 80 mln euro, që të sigurojë shërbimet e tij në një të ardhme sa më të shpejtë.  

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?