FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona arrin akordin total me Vidal, zyrtarizimi çështje orësh

Barcelona ka arritur një marrëveshje me mesfushorin kilian Arturo Vidal. Futbollisti do të nënshkruajë për tre sezone dhe do të përfitojë 9 milionë euro në sezon. Tani është e domosdoshme që klubi blaugrana të mbyllë transferimin me Bayern Munich-un për të zyrtar akordin, me gjasë në orët e ardhshme .

Katalanasit kanë nxituar për të arritur akordin me kilianin, pasi nuk gjeti gjuhën e përbashkët me Rabiot-it të PSG-së. Barcelona do të mbyllë marrëveshjen sipas mediave iberike për 20 milionë euro. Vidal ka qenë një kërkesë e Ernesto Valverdes. Trajneri i blaugranës kishte kërkuar një mesfushor me muskuj, përvojë dhe karakter për të zëvendësuar largimin e Paulinhos.

Arturo Vidal do të jetë nënshkrimi i katërt për Barcelonën në sezonin 2018-19 pas Arthur, Lenglet dhe Malcom. Barcelona ka investuar gjithsej 127 milionë euro këtë verë për të forcuar skuadrën, i cili tani është në pritje të largimit të Yerry Mina, Paco Alcácer, Munir, André Gomes, Aleix Vidal dhe Rafinhës./Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?